Pamela Anderson: Doja të bëhesha murgeshë

 

Pamela Anderson ka zbuluar se ëndrra e saj e fëmijërisë ishte të bëhej murgeshë para se të fitonte famën e Playboy.
55-vjeçarja i bëri deklaratat në një podcast Drew Barrymore. “Doja të bëhesha murgeshë, ose bibliotekare. Por unë mora një rrugë tjetër. Nuk e di se çfarë ka ndodhur”, u shpreh Anderson.
Pamela gjithashtu i dha Dreë se çdo ditë lutet dhe kryen ritualet e saj. “Lutem çdo mëngjes dhe në darkë përpara skulpturës time të vogël Mary”, deklaroi 55 vjeçarja.
Kohët e fundit ajo ka treguar për herë të parë për The Times disa nga historitë e jetës së saj dhe vetmi burrë që e trajtoi ndonjëherë me respekt ishte Hugh Hefner. E mbushur me rrëfime të shumta të ngacmimeve dhe përdhunimeve, edukimi i Pamelës ishte shumë i vështirë mes varfërisë dhe abuzimeve të shumta.
Gjatë intervistave të shumta ajo ka treguar se nuk kishte patur dëshirë për t’u bërë modele e Playboy por jetesa e vështirë dhe marrëdhënia e keqe më prindërit e detyroi ta bënte këtë gjë. Marrëdhënia e saj famëkeqe me Tommy Lee u pasua nga romanca jetëshkurtër me Kid Rock, lojtarin e pokerit Rick Solomon, producentin e filmit Jon Peters e shumë të tjerë.
Anderson ka qenë imazh i “Playboy” me një rekord prej 14 herësh, por që nga vdekja e Hefnerit në vitin 2017 në moshën 91-vjeçare, trashëgimia e tij është dëmtuar nga polemika dhe akuza të shumta për abuzim. Pamela ka fituar prej shumë vitesh titullin e seks simbolit më të madh të të gjitha kohërave . Aktorja e cila u bë e e preferuara e publikut me rolin e saj në Baywatch.

GAZETARE: LIVIA KALLFA