Pakistani në kaos total pas arrestimit të ish-kryeministrit Imran Khan
Autoritetet në Pakistan arrestuan të martën në Islamabad ish-Kryeministrin Imran Khan, udhëheqësin e partisë më të madhe politike në vend. Arrestimi i politikanit 70-vjecar ka ngjallur frikën për përleshje mes mbështetësve te Khan me forcat e sigurisë.
https://twitter.com/i/status/1656260304399892481
Ish-kryeministri përballet me dhjetëra akuza që rëndojnë ndaj tij, nga dyshimet për terrorizëm e korrupsion, tek akuzat për tradhti ndaj atdheut e vepra të tjera penale. Disa zona te vendit, përfshirë qytetin Lahore janë paralizuar pas protestave të dhunshme që shpërthyen.
https://twitter.com/i/status/1656211667795976193
“Ka kaos total në të gjithë vendin. Ne jemi banorë të Karaçit. Qeveria ka njoftuar se të gjitha shkollat duhet të qëndrojnë të hapura, por 99% e nxënësve nuk mund të shkojnë në shkolla. Nuk ka shërbim të transportit publik në të gjithë qytetin. Të gjithë po përballen me vështirësi të mëdha”, shprehet një banor.
https://twitter.com/i/status/1656252584930291712
Qytetarët thonë se dëmet materiale pas përleshjeve të mbështetësve të Khan me oficerët e policisë janë të pallogaritshme.
“Protestuesit marshuan drejt nesh .Ka pasur të shtëna nga ana tjetër , gjatë së cilës na janë shkatërruar dyqanet. Çfarë mëkati kemi bërë që këta njerëz shkatërruan dyqanet tona? Ne kërkojmë që këta njerëz të ndalojnë këtë shkatërrim. Ne, njerëzit e thjeshtë, nuk jemi fajtorë për asnjë krim. Ku duhet të shkojmë”? shprehet banorja
https://twitter.com/i/status/1656234836854550532
Arrestimi ish-kryeministrit ndodhi vetëm disa orë pasi Khan ofroi detaje të reja lidhur me pretendimin e tij, se një gjeneral i lartë brenda agjencisë së zbulimit ushtarak pakistanez po komplotonte për ta vrarë atë.