Orteku në Alpet Franceze/ Gjendet trupi i viktimës së gjashtë
Një alpinist i gjashtë është gjetur i vdekur dhe një grua është ende e zhdukur pas rënies së një orteku pranë Mont Blanc në Francën juglindore.
Videoja e dëshmitarit okular e filmuar nga vendpushimi i skive Les Contamines- Mont joie tregoi ortekun teksa binte që zbriste nga Dômes de Miage, pjesë e së cilës është edhe akullnaja.
Dy udhërrëfyes mbetën të vdekur ndërsa 15 u plagosën. “Kushtet e skijimit ishin të mira gjatë Pashkëve, por mendoj se ky është orteku më vdekjeprurës këtë sezon,” tha për AFP kryetari i bashkisë së qytetit Francois Barbier.
https://www.youtube.com/shorts/nMOLAdZ8Z2w
Asnjë paralajmërim për ortek nuk ishte lëshuar në rajon nga Meteo France, por erërat e pranishme në Alpe dhe ngrohjes së klimës mund të ketë qenë pas katastrofës, sipas asaj që raportojnë autoritetet. Pas rënies orteku mbuloi një sipërfaqe prej 1600 metrash.
Ekipeve të shpëtimit iu bashkuan edhe qentë e kërkim-shpëtimit për të gjetur alpinistët. Resorti i ka bërë thirrje njerëzve që të tregohen të kujdesshëm pasi ortekë të tjerë rrezikojnë të bien nga Alpet. Dy persona humbën jetën në 2014 në të njëjtin vend pasi një ortek ra nga Alpet.