Olaf Sholz thirrje Bashkimit Europian, të mbajë premtimin për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor
Kancelari gjerman Olaf Sholz u shpreh kritik ndaj Bashkimit Europian, për zvarritjen e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor prej 2 dekadash.
OLAF SCHOLZ – KANCELAR I GJERMANISE: Është me të vërtetë për turp, që vendeve të Ballkanit Perëndimor u dhamë një mundësi para 20 viteve për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe sot akoma nuk e kemi bërë.
https://twitter.com/i/status/1655887625390006272
Para eurodeputetëve në Strasdburg, numri 1 i qeverisë gjermane e vuri theksin tek dy prej çështjeve më të rëndësishme të rrugëtimit të rajonit drejt Bashkimit Europian.
OLAF SCHOLZ – KANCELAR I GJERMANISE: Duhet të vazhdojë normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe përparimi i procesit të negociatave me Maqedoninë e Veriut.
https://twitter.com/i/status/1655903307112521730
Në seancën e kësaj të Marte u diskutuan dy rezolta për Kosovën dhe Serbinë, njëra për nxitjen e normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe për mbështetjen e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE.