OKB: Luftimet në Sudan kanë zhvendosur më shumë se 1 milion njerëz
Më shumë se një milion njerëz janë zhvendosur nga luftimet njëmujore në Sudan sipas OKB-së. Rreth 843,000 njerëz janë zhvendosur brenda vendit, ndërsa 250,000 të tjerë kanë kaluar në vendet e tjera fqinje , tha zëdhënësi Matthew Satlmarsh para gazetarëve në Gjenevë.
Egjipti ka parë numrin më të madh të refugjatëve sudanezë që mbërrijnë në vend me 110,000 njerëz atje, shtoi Saltmarsh. Çadi, Sudani i Jugut dhe Etiopia janë vende të tjera me numër të madh.
“Shumë nga ata që na janë afruar janë në një gjendje të dëshpëruar pasi kanë qenë të ekspozuar ndaj dhunës ose kushteve traumatike në Sudan dhe kanë vuajtur një udhëtim të mundimshëm,” tha Saltmarsh në konferencë.
Gjenerali Abdel Fattah Burhan shkarkoi gjeneralin Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur gjerësisht si Hemedti, si zëvendës i tij në Këshillin Sovran me efekt të menjëhershëm. Sudani u fut në kaos pas dy grupeve të fuqishme të vendit; ushtria e udhëhequr nga Burhan dhe Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) të drejtuara nga Hemedti, u kthyen kundër njëri-tjetrit. Kjo çoi në krijimin e një Këshilli Sovran të përbashkët civilo-ushtarak të kryesuar nga Burhan, i cili supozohej të sundonte Sudanin deri në zgjedhjet, të përcaktuara për vitin 2023.
Bisedimet për një tranzicion demokratik u ndërprenë pas grushtit të shtetit të vitit 2021, por forcat e armatosura dhe RSF nën presionin ndërkombëtar nënshkruan një marrëveshje paraprake në dhjetor për të përcaktuar rrugën drejt tranzicionit demokratik.