Nxënësi vret mësuesen me thikë, detaje nga ngjarja e rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë ku një nxënës i shkollës së mesme ka goditur me thikë për vdekje një mësuese spanjolle në një shkollë në qytetin Saint-Jean-de-Luz.

Prokurori lokal Jerome Bourrier konfirmoi sulmin për agjencinë e lajmeve AFP, sipas të cilave incidenti ndodhi në një klasë, të mërkurën në mëngjes. Studenti është arrestuar menjëherë.

Mediat lokale raportuan se studenti mund të ketë vuajtur nga probleme të shëndetit mendor. Ata thanë se në këtë fazë të hetimit nuk kishte asnjë sugjerim se incidenti ishte i lidhur me terrorin.

Mësuesja ishte rreth të pesëdhjetave dhe vdiq nga arresti kardiak kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje.

Sipas “Sud Ouest”, nxënësi hyri në klasë ndërsa mësuesja spanjolle po jepte mësim dhe e sulmoi atë.

Ministri francez i arsimit, Pap Ndiaye shprehu ngushëllimet në një postim në Twitter. Zëdhënësi i qeverisë franceze, Olivier Véran, tha në një konferencë për shtyp se qeveria do të mbështesë arsimtarët në të gjithë vendin pas incidentit.