Heroi i Teksasit nën ujë! Njihuni me notarin amerikan që ka shpëtuar 165 jetë
Teksa përmbytjet kanë goditur Teksasin Qendror, përpjekjet e palodhura të ekipeve të kërkim-shpëtimit kanë shpëtuar qindra jetë. Një nga historitë më frymëzuese që ka dalë nga kjo tragjedi është ajo e notarit të shpëtimit Scott Ruskan, i cili u veçua për heroizëm të jashtëzakonshëm.
Në misionin e tij të parë si pjesë e Rojës Bregdetare të SHBA-së, Ruskan dhe ekuipazhi i tij shpëtuan 165 persona të bllokuar nga përmbytjet katastrofike. Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka vlerësuar kontributin e tij, duke theksuar vendosmërinë dhe guximin që tregoi në kushte ekstreme.
Scott Ruskan ka qenë pjesë e forcave të shpëtimit prej vetëm një viti, dhe ky ishte rasti i tij i parë operativ që prej përfundimit të trajnimit gjashtëmujor. Megjithatë, ai tregoi profesionalizëm dhe guxim përtej përvojës.
Përpjekjet e tij kanë marrë vëmendje edhe nga nivelet më të larta të qeverisë “Shtëpia e Bardhë” ka shprehur mirënjohjen për veprimin e tij shembullor dhe ka vlerësuar Rojën Bregdetare për reagimin e shpejtë e efikas në një situatë emergjente.
Ndërkohë, operacionet e shpëtimit në Teksas vijojnë, pasi autoritetet përpiqen të lokalizojnë dhe ndihmojnë personat që ende mund të jenë të bllokuar. Moti i keq dhe përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe zhvendosje të shumta të popullsisë.
Scott Ruskan, tashmë një emër që përfaqëson shpresën dhe guximin në kohë fatkeqësie, është bërë simbol i përkushtimit të atyre që punojnë për të shpëtuar jetë, shpesh duke rrezikuar edhe të tyren.