Një urë për këmbësorë shembet në Espoo të Finlandës, 24 fëmijë të plagosur
Rreth 24 fëmijë kanë mbetur të plagosur pas shembjes së një ure për këmbësorë në qytetin finlandez Espo.Sipas të përditshmes finlandeze Helsinging Sanomat fëmijët ishin pjesë e një grupi nxënësish të klasës së tetë që ktheheshin nga një ekskursion.
Fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën. 10 prej tyre kanë marrë plagë më të rënda.Shumë figura të njohura, përfshirë presidentin Sauli Niinistö, shprehën solidaritetin e tyre në rrjetet sociale dhe uruan shërim të shpejtë.
Aksidenti ka shkaktuar zemërim tek qytetarët të cilët kërkojnë masa më tëlartë sigurie në zonat publike.