Një monark i ri britanik është kurorëzuar zyrtarisht
Me një ceremoni solemne dhe shumë madhështore për herë të parë në shtatë dekada, një monark i ri britanik është kurorëzuar zyrtarisht.
Anti-monarchy Brits gathered in Trafalgar Square, London chanting "Not My King” ahead of King Charles III's coronation
Press pic.twitter.com/L4rGfUeXS4— S p r i n t e r (@SprinterFamily) May 6, 2023
Me karrocën e artë mbretërore ata ndoqën rrugën nga Buckingham Palace për në Westminster Abbey. Procesioni u drejtua nga Banda e Kalorësisë me 48 kuaj dhe muzikantë, të cilët luajtën tetë marshime.
🔖🇬🇧UK: The National Anthem plays as King Charles and Queen Camilla travel past protesters in Trafalgar Square on their way to the #coronation pic.twitter.com/K2fkDLUrgj
— worldnews24u (@worldnews24u) May 6, 2023
Rreth 2,200 njerëz, duke përfshirë familjen mbretërore, të famshëm, liderë fetarë dhe krerët e shtetit, ishin në westminsterAbbey. Ajo që nuk pritej ishte edhe prania e Princit Endrju i cili është përfshirë së fundmi në skandale për abuzime seksuale me të mitur si dhe Princit Harry i cili këtë herë në ceremoni ishte i vetëm pa gruan e tij Meghan Markle .
First glimpse of William and Catherine, the Prince and Princess of Wales, in their attire for King Charles III and Queen Camilla’s Coronation#Coronation pic.twitter.com/zPQXJ0Hnfx
— Fleur 🌸 (@CathofWales) May 6, 2023
Charles i veshur me veshjet e paraardhësve të tij së bashku me Camilla-n u futën në kishë në praninë e liderëve nga e gjithë bota dhe miliona njerëzve të tjerë të cilët e ndiqnin cermoninë live. Hyrja solemne e sovranëve në abaci u parapri nga parada e simboleve mbretërore dy kurorat veçanërisht ajo e Shën Eduardit e përdorur vetëm në këtë rast. Ndërkaq dymbëdhjetë pjesë muzikore u luajtën në kurorëzimin e mbretit Charles të Britanisë në Ëestminster Abbey këtë maj, duke përfshirë muzikën ortodokse greke.
https://twitter.com/i/broadcasts/1mnxeRORYZZKX
Charles III dhe Camila u ulën në karriget përkatëse dhe nën drejtimin e kryepeshkopi i Canterbury-t, Justin Welby monarku vendosi dorën mbi bibël për t’u betuar.
MBRETI CHARLES III: Unë jam këtu për t’ju shërbyer, jo për të më shërbyer”.
Ndërsa në sfond kryepeshkopi deklaroi : Le t’i përkushtohemi njësoj, në trup, mendje dhe shpirt. “Zot mbroje Mbretin”, ndërsa këmbanat e abacisë ranë , dhe përshëndetjet me armë u dëgjuan në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
King Charles III has been crowned 👑
God Save The King 🇬🇧#Coronation pic.twitter.com/nTSdpB8XnV
— Kayla Adams (@KaylaAdams___) May 6, 2023
Gjatë ceremonisë pas betimit në Bibël , kryeministri britanik Rishi Sunak lexoi gjithashtu një pasazh nga Dhiata e Re.
RISHI SUNAK KRYEMINISTËR I BRITANISË SË MADHE: Për këtë arsye edhe ne, nuk pushojmë së luturi për ju dhe së kërkuari që ju të mund të ecni të denjë, duke qenë i frytshëm në çdo vepër të mirë dhe duke u rritur në njohurinë e Perëndisë.
I ulur në karrigen historike të kurorëzimit, e njohur si Karrigia e Shën Eduardit dhe që përmban Gurin e Fatit, Charles pas ritualeve fetare u kurorëzohet nga Kryepeshkopi i Canterbury-t, me vaj të shenjtë të shenjtëruar në Jerusalem.
https://twitter.com/i/status/1654790454586613762
Charles iu dha regalia, nga rruzullat dhe skeptrat me xhevahire deri te shpatat dhe një unazë duke marrë kështu fronin pas 70 vitesh pas mbretërimit të Elizabeth II. Unaza e kurorëzimit, e njohur si “Unaza e martesës së Anglisë” dhe e përbërë nga një safir me një kryq rubin të vendosur në diamante, iu dha gjithashtu Mbretit që simbolizon dinjitetin mbretëror.
https://twitter.com/i/status/1654808930881613824
Pas kurorëzimit të Mbretit Charles III edhe Camilla u kurorëzua me kurorën e Mbretëreshës Mari, duke shënuar herën e parë në historinë e fundit që një kurorë e re nuk është bërë posaçërisht për këtë rast.
https://twitter.com/i/status/1654818909361455105
Në total, përshëndetjet me armë u dëgjuan në 13 vende në mbarë Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë në Edinburg, Cardiff dhe Belfast. Nga ana tjetër kurorëzimi u shoqërua edhe me incidente të vogla. Policia arrestoi udhëheqësin e lëvizjes antimonarkiste të Republikës Graham Smith. Bashke me te ka patur edhe te tjere te arrestuar nga kjo levizje, pasi po shkarkonin nga nje fugon pankarta per nje proteste përpara kurorëzimit të mbretit Charles III. Në fund Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla do të japin përshëndetjen e tyre të fundit për publikun nga Buckingham Palace.