Një e katërta e popullsisë së botës nisin agjërimin. Besimtarët myslimanë do të nisin muajin e Ramazanit,simbolin e sakrificës, muaji më i shenjtë i kalendarit islamik. Për një muaj, çdo ditë ata nuk do të konsumojnë ushqime ose pije, duke nisur që nga lindja e diellit e deri në perëndimin e tij.
Pjesa më e madhen e qytetarëve që agjërojnë ndodhen në Egjipt, Arabinë Saudite, Liban, Jordani, Kuvajt, Katar, Algjeri, Tunizi, Jemen, Siri, Irak, Iran, Turqi, Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut e shumë shtete të tjera.
Ndryshe nga vendet e tjera, nisja e muajit të shenjtë të Ramazanit do ta gjejë një pjesë të popullit turk në çadra. Tërmeti shkatërrimtar i cili shkaktoi shifra shumë të larta viktimash, la miliona persona në Turqi në mjerim. Ata humbën të afërmit dhe shtëpitë, pak javë para muajit të shenjtë.