Ngjarje e rëndë në Turqi : 5 të vdekur dhe 22 të plagosur

Një aksident të shtunën herët në mëngjes në Dijarbakir të Turqisë humbën jetën pesë persona dhe 22 të tjerë mbeten të plagosur.

Mediat turke raportojnë se pesë persona, përfshirë një fëmijë kanë humbur jetën ndërsa të tjerët që u plagosën nuk dihet si është gjendja.  Shkak I kësaj ndodhie është përmbysja e një autobusi gjatë rrugëtimit për në destinacion.

Sipas njoftimeve, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit duke rrëshqitur për shkak të shiut që ka përfshirë zonën.