Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka shprehur Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken vendosmërinë për të dërguar trupa në Rafah, sipas një deklarate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit izraelit.
Rafah është një qytet në Rripin jugor të Gazës ku më shumë se 1 milion palestinezë janë zhvendosur dhe se Izraeli do ta bëjë këtë me ose pa mbështetjen e SHBA.
Netanyahu bëri me dije se i tha Sekretarit Amerikan të Shtetit, i cili ndodhet në Izrael, se nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të mposhtur lëvizjen islamike Hamas pa avancimin e ushtrisë izraelite në Rafah.
“Dhe i thashë se shpresoj ta bëjmë me mbështetjen e SHBA-së, por nëse duhet, do ta bëjmë vetë”, theksoi ai.
Më herët, qeveria izraelite njoftoi konfiskimin e 8000 hektarëve tokë në Luginën e Jordanit në Bregun Perëndimor të pushtuar.