Nën hetim për korrupsion, policia bastis zyrën e ish-kryeministrit francez, Edouard Philippe

Policia franceze ditën e sotme ka zhvilluar kontrolle ne zyrën e ish-kryeministrit, Edouard Philippe. Mësohet se ky kontroll ka ardhur si pjesë e një hetimi ndaj Philippe për korrupsion dhe parregullsi të mundshme financiare.

Philippe, i cili është kryebashkiak i Le Havre dhe shihet gjerësisht si një pasardhës i mundshëm i Emmanuel Macron në presidencë pas zgjedhjeve të vitit 2027, mësohet se po bashkëpunon me autoritetet.

Hetimi është pjesë e një hetimi paraprak që filloi në dhjetor 2023 për ndikim të padrejtë, favorizim, keqpërdorim të fondeve publike dhe ngacmim psikologjik. Sipas gazetës Le Monde, hetimi drejtohet kundër vetë Filipit dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij.

Philip dha dorëheqjen si kryeministër në vitin 2020, në funksion të riorganizimit të qeverisë. Ai ishte kryeministri i parë i Macron pasi u largua nga partia konservatore republikane për t’iu bashkuar ekipit të presidentit pas zgjedhjeve të vitit 2017. Në vitin 2020, ai u rizgjodh kryebashkiak i Le Havre, në Francën veriore, ku filloi karrierën e tij politike.

“Kryetari i bashkisë, zyrtarët e zgjedhur dhe shërbimet komunale të Le Havre janë në dispozicion të prokurorit për të dorëzuar në tërësi çdo provë të nevojshme për hetimin”, thuhet në deklaratën e bashkisë.