Ned Price largohet nga posti i zëdhenësit të DASH

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price do të largohet nga  kjo detyre këtë muaj pas më shumë se dy vitesh në detyrë.

40-vjecari e ka mbajtur këtë post në një periudhë kyçe për politikën e jashtme, gjatë  luftës në Ukrainë por edhe tërheqjes  sw trupave amerikane nga Afganistani.

Ai pritet të marrë një pozicion të ri pranë sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken. Në një deklaratë, kryediplomati amerikan konfirmoi  se do të punojë per kete te fundit.

ANTONY BLINKEN-SEKRETAR I SHTETIT: Ai ka ndihmuar qeverinë amerikane të mbrojë dhe nxisë lirinë e shtypit në mbarë globin dhe ka dhënë shembullin e transparencës dhe sinqeritetit për të cilat ne bëjmë thirrje në vendet e tjera. Ndikimi i tij do të ndihet në Departamentin e Shtetit për shumë kohë pasi ai të lërë detyrën.

Price, i cili  ka qënë zëri i politikës së jashtme të SHBA bëri betimin më 20 janar 2021, ditën kur Joe Biden mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

Price ka shërbyer edhe si zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare gjatë administratës së ish-kreut të Shtepisë së Bardhë Barack  Obama.