Në “Kopshtin e Anglisë” pemishtet shkatërrohen për shkak të humbjeve
Pemë mollësh të shkulura shtrihen në një pemishte në fermën Loddington në Britaninë juglindore. Fruti që ndihmoi për t’i dhënë emrin “Kopshtit të Anglisë” qindra vjet më pare tanimë nuk sjell më të ardhura, kështu që fermeri James Smith po shkatërron kopshtet e tij. Mungesa e domateve dhe kastravecave në raftet e supermarketeve të Britanisë në fillim të këtij viti u kthyen në qendër të vëmendjes te prodhuesit e vendit.
FERMER, JAMES SMITH: Kemi prodhuar shumë dhe asnjë e ardhur nuk duket në horizont. Në 18 muajt e fundit kemi parë një rritje në të gjitha llojet e kostove, qofshin ato norma interesi, energji elektrike, etj . Dhe në të njëjtën kohë, ne kemi parë një ulje të sasisë së parave që paguhemi nga shitësit me pakicë për frutat tona, dhe raftet tona të supermarketeve janë plot me prodhime të importuara ndërsa frutat tona janë vendosur në frigorifer pasi nuk ka treg. Unë nuk dua të shkatërroj të gjitha frutat e mia, por thjesht nuk mund të shoh një mënyrë për të kapërcyer të gjitha sfidat.
Ferma e mollëve të Smith u ndërtua mes kodrave të kodrës së Kentit ku familja e tij është rritur dhe daton që nga viti 1882. Fitimi nga shitja e mollëve të kuqe ka qenë një luftë prej vitesh, shprehet James. Klima e parashikueshme si dhe mungesa e fuqisë punëtore e ka vështirësuar situatën por ajo që rëndon më shumë është dalja e Britanisë nga BE.
James Smith kërkoi që supermarketet ku ai dërgonte mollët e tij ta paguanin 20% më shumë se një vit më parë për një arkë por për shkak të inflacionit të lartë supermarketet ofruan një çmim i cili ishte vetëm 0.8%.
JAMES SMITH FERMER: Me pak fjalë, ajo që ne marrim të ardhura tani është në terma realë shumë më pak se sa paguheshim 15, 20 vjet më parë. Kohët e fundit pjesa tjetër e botës, dhe nuk ka besnikëri nga shitësit tanë dhe qeveria tanimë duhet që të mbrojë prodhuesin vendas në Britani pasi fermët do të hasin me problem serioze gjatë viteve në vazhdim.
Smith shkatërroi 80% të pemishteve të tij dhe vitin e kaluar, ai humbi 150,000 paund. Arkat prej druri të grumbulluara ngarkohen në një magazinë ku mbahen midis 0,5 dhe 1 gradë Celsius për t’i mbajtur ato të freskëta dhe kjo do të thotë kosto të mëdha të energjisë. Nga ana tjetër Smith prodhon edhe lëngje me mollët të cilat nuk shiten dhe shpreson që të gjejë një treg të përshtatshëm gjatë muajve në vazhdim.
Prodhimi i frutave në Britani ka qenë në rënie që nga viti 2015, sipas shifrave të qeverisë dhe u ul me 12% nga viti i kaluar. Inflacioni i çmimeve të produkteve ushqimore qëndroi në nivele rekord prej 17.5%, sipas të dhënave më të fundit për muajin mars. Nëse fermerë të tjerë ndalojnë së prodhuari, kjo do ta bëjë Britaninë më të varur nga importet dhe të cenueshme ndaj goditjeve në furnizim.