Në Gaza, me karrocë gomari për të shkuar në shkollë

 

Rrugët e mbushura me njerëz, me gropa dhe shpesh të ndotura të Gazës janë të vështira – veçanërisht për fëmijët që përpiqen të shkojnë në shkollë.

Për ata që jetojnë shumë larg ose që janë shumë të vegjël për të bërë udhëtimin në këmbë dhe shumë të varfër për të përballuar koston e autobuzit, 33 vjeçari Loay Abu Sahloul ka një alternativë të besueshme edhe pse shumë e ngadaltë, karrocën e tij të gomarit.

Çdo mëngjes, 33-vjeçari palestinez mbledh pasagjerët e tij, shumica prej tyre parashkollorë, nga shtëpitë e tyre në kampin e refugjatëve Khan Younis. Ndonjëherë numri i tyre arrin edhe 15.

SHOFER LOAY EBU SAHLOUL, Në Rripin e Gazës situata është e keqe. Prindërit e tyre më thanë se nuk mund të paguajnë 12 dollarë për autobusin. Kështu ata më kërkuan t’i marr fëmijët e tyre dhe ata paguajnë 1.2 dollarë. Gjithashtu une nuk kam pune prandaj i marr femijet e tyre dhe i çoj në shkolle ose në kopshtet e tyre. Unë i trajtoj ata si fëmijët e mi dhe nuk i lë ata në rrugë që të ikin vetë në shkollë . Pres derisa ata kanë mbërritur atje. Kjo është përgjegjësia ime.

Sidoqoftë, karroca e gomarit mund të jetë e rrezikshme. Fëmijët janë të ekspozuar ndaj elementeve të rrezikshëm si rrugët e këqija dhe me gropa  dhe herë pas here janë rrëzuar.

PRINDI I NJË FËMIJE: Ky është fëmija im më i vogël që përdor karrocën për ta dërguar në shkollë, nuk kam mundësi të paguaj tarifat e autobusëve. Edhe pse kjo është e rrezikshme. Shumë herë ai arrinte në shtëpi dhe ishte lënduar në kokë ose në këmbë sepse kishte rënë nga karroca, por ne nuk kemi zgjidhje, unë jam i papunë.

Fitimet janë të pakta por Abu Sahloul, i cili thotë se të qenit shofer gomarësh është i vetmi punësim i disponueshëm.

Check Also

Burri që drogonte të shoqen dhe lejoi abuzimin e saj nga 72 burra pranon akuzat në Francë

Dominique Pelicot, 71-vjeçari francez që akuzohet se drogonte gruan e tij për ta vënë në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *