Ndonëse tashmë ndodhet prapa hekurave, bosi i Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro, mbetet ende protagonist.Mbi 13 kg drogë përfshirë hashash, kokainë dhe marijuhanë, të ndara në pako me foton e mafiozit u sekuestruan nga karabinierët gjatë kontrollit në një magazinë që ishte përshtatur si laborator për paketimin e drogës.
Për ditë të tëra, efektivët e policisë kishin monitoruar hyrjen e magazinës, derisa ndaluan një 28-vjeçar që doli prej ambienteve të saj me më shumë se 50 gramë kokainë të pastër.
Gjatë kontrollit u gjetën edhe pako me imazhin e Totto Rinës , bosit të mafias siciliane i cili ndërroi jetë në burg në vitin 2017.Mediat italiane shkruajnë se nëse do të kishte dalë në treg vlera e lëndës narkotike do të shkonte në mbi 200 ,000 mijë euro.
Bastisja e policisë u zhvillua në provincën e Trapanit, aty ku edhe Messina Denaro besohet se ka kaluar pjesën më të madhe të kohës në arrati, i mbrojtur nga besnikëria e familjes dhe klanit. Messina Denaro kishte 30 vite që i fshihej drejtësisë dhe në janar të këtij viti ai u arrestua në një klinikë private në Palermo ku edhe po kurohej nga sëmundja e kancerit.