NATO “ mblidhet” për Kosovën, zëdhënësi nxjerr agjendën! Në takim edhe Zelensky
Një takim dy ditor i Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s nis sot në Bruksel nën drejtimin e kreut të aleancës Jens Stoltenberg, por edhe me një risi: për herë të parë, në selinë e saj shkon presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Lufta juaj është lufta jonë, siguria juaj është siguria jonë dhe vlerat tuaja janë vlerat tona. Dhe ne do të qëndrojmë pranë Ukrainës për aq kohë sa të duhet. Ne do të forcojmë më tej marrëdhëniet tona dhe do të ndihmojmë Ukrainën të shkojë drejt anëtarësimit në NATO”, ishte komenti i tij.
Diskutimet e ditës së dytë të samitit do të fokusohen në parandalimin dhe mbrojtjen. Ministrat do të bëjnë një bilanc të punës dhe zbatimin e planeve të mbrojtjes për të cilat liderët aleatë ranë dakord në Samitin e Vilniusit.
Ata gjithashtu do të prekin çështjen e misioneve dhe operacioneve të NATO-s, duke përfshirë ato në Kosovë dhe Irak e do të diskutojnë dëmet e fundit në infrastrukturën nënujore midis Estonisë dhe Finlandës, thuhet në deklaratë.