NATO dënon planin e Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore
Në një reagim NATO-ja e kritikoi VladimirPutinin retorikën e “rrezikshme” bërthamore. Ndonëse jo e papritur, është një nga sinjalet bërthamore më të theksuara të Rusisë dhe një paralajmërim për NATO-n për mbështetjen e saj ushtarake për Ukrainën.
OANA LUNGESCU – ZËDHENËSE E NATO-S: “Retorika bërthamore e Rusisë është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme.NATO-ja është vigjilente dhe ne po monitorojmë nga afër situatën. Nuk kemi parë ndonjë ndryshim në qëndrimin bërthamor të Rusisë.”
Kievi tha se plani i Rusisë do të destabilizojë Bjellorusinë. Lituania e dënoi gjithashtu planin e Putinitdhe tha se do të kërkojë sanksione të reja kundër Moskës dhe Minskut, ndërsa shefi i politikës së BE-së JosepBorrell i kërkoi Bjellorusisë të refuzojë armët dhe kërcënoi me sanksione të tjera. Në fushën e betejës, Rusia bombardoi qytetin lindor Avdiivka, vetëm 90 km në jugperëndim të Bakhmutit.
Komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, ka deklaruar se trupat ushtarake janë duke vazhduar të zmbrapsin sulmet e ashpra ruse në Bahmut, dhe se kontrollimi i këtij qyteti përbën “nevojë ushtarake”.
Ushtria ukrainase ka thënë se koloneli Syrskyi i ka bërë këto deklarata në një vizitë në linjën e frontit në lindje ku ka tentuar “të zgjidhë çështje problematike që parandalojnë ekzekutimin efektiv të detyrave ushtarake” dhe të marrë “vendime operacionale që kanë për qëllim forcimin e kapaciteteve për të luftuar dëmin e armikut”.
Në deklaratë nuk janë dhënë detaje për vendin e saktë të vizitës, mirëpo komentet e Syrskyit kanë dhënë shenja se Ukraina mëton të luftojë për Bahmutin, pavarësisht numrit të madh të trupave atje.“Faza më intensive e betejës për Bahmutin është duke vazhduar. Situata vazhdon të jetë e vështirë. Armiku është duke u përballur me humbje të mëdha të burimeve njerëzore, armëve dhe pajisjeve ushtarake, mirëpo vazhdon të kryejë sulme”, ka thënë ai.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka vizituar Bahmutin javën e kaluar dhe u ka dhënë medalje trupave që janë duke luftuar për atë zonë. Moska e konsideron zotërimin e këtij qyteti si pikë kyçe për kontrollim të rajonit lindor të Donbasit.
Pavarësisht armatime sovjetike, Ukraina ka mundur ta ndalojë përparimin e Rusisë. Humbjet në fushëbetejë bënë që presidenti Putin të njoftojë dislokimin e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi.