Mosmarrëveshjet për tavanin e borxhit në SHBA çojnë në uljen e çmimeve të naftës

Çmimet e naftës ranë këtë të martë, duke ulur fitimet krahasuar me ato të mëparshmet. Shkak janë bërë pasiguritë që tregjet krijuan nga mungesa e progresit të negociatave midis demokratëve dhe republikanëve në Uashington për tavanin e borxhit.

Në bursën e Teksasit një fuçi nafte e papërpunuar tregëtohet në kuotën e rreth 76 dollarëve për fuçi. Presidenti  Joe Biden dhe  kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve McCarthy  arritën një marrëveshje  paraprake mbi borxhin gjatë fundjavës  por ajo duhet të marrë miratimin e Kongresit i cili deri më tani  mbetet i përcarë.

Marrëveshja duhet arritur  përpara 5 qershorit, ditë kur Departamenti i Thesarit thotë se vendi nuk do të jetë në gjendje të përmbushë detyrimet e tij financiare, gjë që mund të shkaktojë tërmet në tregjet financiare.

Deklaratat kontradiktore nga republikanët dhe ligjvënësit po dekurajojnë investitorët ,” thotë  Priyanka Sachdeva, një analiste e tregut.

Çmimet e naftës pritet të ndikohen edhe nga rezultatet e takimit të  vendeve të OPEC dhe aleatëve përfshirë Rusinë. Në prill, Arabia Saudite dhe vendet anëtare  të OPEC njoftuan shkurtime të mëtejshme të prodhimit të naftës prej rreth 1.2 milion fuçi në ditë.