Moskë/ Rrëzohet avioni i Prigozhin, media: U vra! Wagner: Sulm kundërajror Kremlini, e vranë tradhtarët! Rusia: Gjetëm trupin e pajetë

 

Dhjetë persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i një avioni privat në veri të Moskës. Sipas mediave në të ndodhej edhe shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.

RUSI- “Një i vdekur që ecën” e quanin shefin e mercenarëve të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ndërsa më shumë mundësi profecia është realizuar.

 

Avioni në pronësi të tij është goditur dhe është rrëzuar në territorin rus pasditen e kësaj të mërkure, ndërkohë që 10 persona janë vrarë, mes të cilëve mendohet se është edhe lideri i wagner, Yevgeny Prigozhin. Ai është raportuar se ka qenë në bordin e fluturimit, siç është konfirmuar edhe mediat më të rëndësishme ruse, me televizionin shtetëror që njoftoi edhe vdekjen e Prigozhin. Ndërkohë grupi i Wagner tha se aeroplani është rrëzuar nga anti-ajrorët rusë.

 

Është e konfirmuar nga autoritetet e Moskës se themeluesi i grupit mercenar ishte në listën e pasagjerëve, por nuk është e qartë nëse ai hipi në fluturim.

Ndërsa një tjetër avion, po në pronësi të Wagner është ulur në Moskë. Më herët agjencia TASS njoftoi se dhjetë persona kishin vdekur pasi një avion privat u rrëzua në rajonin Tver të Rusisë në veri të Moskës.

Në avionin, që po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, ndodheshin shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit. Në aeroplan po udhëtonte edhe krahu i djathtë i Wagner si dhe udhëheqësi ushtarak Dimitri Utkin.

Ka një mister që e mbulon të gjithë ngjarjen, dyshim i cili rritet duke pasur parasysh shpejtësinë me të cilën reagoi Rosaviatsiya, Autoriteti i Aviacionit Rus, i cili lëshoi një deklarate që konfirmonte se emri i Yevgeny Prigozhin ishte në listën e pasagjerëve të avionit që në minutat e para pas ngjarjes

Reagimet nga kancelaritë botërore linin të kuptohej se vdekja e mundshme e Prigozhin nuk do të ishte asnjë habi me liderin e Kremlinit, Putin që kërkon të eliminojë çdo njeri që i vë në dyshim autoritetin absolut. Shefi i Wagner udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër ushtrisë më të lartë të Rusisë në qershor dhe u përshkrua në atë kohë nga Vladimir Putin si një “tradhtar”.

Rebelimi përfundoi kur presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ndërhyri për të ndërmjetësuar një marrëveshje.

Prigozhin u pa për herë të fundit në një video dje që duket se ishte bërë në Afrikë. Prigozhin themeloi grupin mercenar Wagner, i cili ka qenë aktiv në konflikte dhe Afrikë dhe Lindjen e Mesme, dhe luftoi përkrah rusëve në Ukrainë.