Momenti dramatik/ Bombardues bërthamorë mbi Balltik

Ky është momenti dramatik kur një avion luftarak rus interceptoi një çift avionësh bombardues bërthamorë amerikanë mbi Detin Baltik, vetëm disa ditë pas rrëzimit të një droni amerikan.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se një  Su-35 u përplas për t’ju afruar  bombarduesve strategjikë B-52, që po fluturonin në drejtim të kufirit rus, të hënën, por u kthye në bazë pas largimit të tyre .

Kjo situatë ndodhi ndërsa Moska deklaroi se kishte nisur në fluturim dy nga bombarduesit e saj bërthamorë mbi Detin e Japonisë për më shumë se shtatë orë. Kjo delaratë  u lëshua ndërsa kryeministri japonez nisi një  vizitë të papritur në Ukrainë – ndërkohë që kryeministri i Kinës Xi Jinping vazhdon vizitën e vet në Moskë.

Avionët Tupolev Tu-95MS janë të aftë të mbajnë armë bërthamore dhe Moska i nxjerr  rregullisht mbi ujërat ndërkombëtare në Arktik, Atlantik Verior dhe Paqësor si një shfaqje fuqie dhe si një taktikë frikësimi.

Ngjarja pason incidentin e 14 marsit të një droni mbikëqyrës ushtarak amerikan në Detin e Zi që  u kap nga avionët rusë. KJo shte edhe  përplaja e parë  dhe e  drejtpërdrejtë ushtarake, deri më tani,  midis Rusisë dhe SHBA-së, që kur Rusia pushtoi Ukrainën.