Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka akuzuar Perëndimin se po përdor Ukrainën për të shpërbërë Rusinë, shtetin më të madh në botë për nga territori. Megjithatë, siç shtoi ministri rus, kjo përpjekje e supozuar nga Perëndimi për ta shpërbërë Rusinë do të dështojë tërësisht.
“Duke përdorur Ukrainën, Perëndimi kolektiv po kërkon të copëtojë Rusinë, për ta privuar atë nga pavarësia e saj. Këto përpjekje janë të destinuara të dështojnë”, tha Shoigu në komentet e transmetuara nga agjencitë ruse të lajmeve.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ