Miliona peshq të ngordhur në Australi

 

Autoritet australiane janë ngritur në këmbë për të filluar pastrimin e miliona peshqve që kanë ngordhur në një lumë në Australi. Të shqetësuar për situatën e krijuar  janë banorët në qytetin Menindee.

Nivelet e ulëta të oksigjenit në lumin e dytë më të gjatë të Australisë  shkaktuan ngordhjen masive të peshqve pas një valë të nxehti që përfshiu vendin.Gjatë fundjavës  temperaturat në zonë arritën në 40 C .

Për të rritur nivelet e oksigjenit në lumin Darling  autoritet atje bëjnë me dije se po e  furnizojnë  atë me ujë me cilësi më të lartë . Ngjarja e fundit pason një tjetër një situatë të ngjashme që ndodhi në vitin  2018.