Miliona gjermanë përballen me ndërprerje të transportit

Ndërpritet transporti hekurudhor , ajror si dhe ai hekurudhor në Gjermani. Stafi në aeroporte, porte, hekurudha, autobusë dhe metro u largua nga puna për paga të larta .

Greva 24-orëshe të thirrura nga sindikata Verdi dhe sindikata e hekurudhave dhe transportit është e fundit mes shuëm protestave të cilat janë zhvilluar në fillim të këtij viti Gjermaninë e goditur nga çmimet më të larta të ushqimit dhe energjisë të cilat po dëmtojnë standardet e jetesës.

Dy nga aeroportet më të mëdha të vendit, Mynihu dhe Frankfurt, pezulluan fluturimet, ndërsa shërbimet hekurudhore në distanca të gjata u anuluan nga operatori hekurudhor gjerman Deutsche Bahn. Shoqata e aeroportit të Gjermanisë tha se miliona udhëtarë do të prekeshin nga greva dhe se kjo grevë është më e madhja e realizuar deri më tani.

Sindikata Verdi po negocion për paga më të larta në emër të rreth 2.5 milionë punonjësve në sektorin publik, duke përfshirë dhe aeroportet. Verdi po kërkon një rritje pagash prej 10.5%, e cila do të shihte rritjen e pagave me të paktën 500 euro  në muaj, ndërsa shoqata e transportit hekurdhuror kërkon një rritje prej 12% ose të paktën 650 euro në muaj.

Disa përfaqësues të punëdhënësve paralajmërojnë se sindikatat po bëjnë kërkesa të paarsyeshme. Kryetari i shoqatës së transportit hekurudhor është shprehur se punëdhënësit nuk kanë bërë ende ende një deklaratë për rritje pagash dhe paralajmëroi se greva të mëtejshme do të realizohen duke përfshirë periudhën e ardhshme të festave të Pashkëve.

Grevat janë mbajtur edhe në vendet të tjera evropiane në muajt e fundit, përfshirë Francën dhe Britaninë, ku qindra mijëra punonjës të transportit, shëndetësisë dhe arsimit po bëjnë presion qeverive për paga më të larta.