Mike Pence dëshmon para një jurie të madhe që po heton Donald Trump

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence ka dëshmuar para një jurie të madhe federale në Uashington    që po heton përpjekjet për përmbysjen e rezultatit te zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Kjo është hera e parë në historinë e SHBA-së që një  zëvendpresident thirret për të dëshmuar.Dëshmia e Pence zgjati rreth shtatë orë dhe u zhvillua me dyer të mbyllura, që do të thotë se detajet e asaj që ai u tha prokurorëve që dëgjuan provat për këtë rast mbeten sekret.

Trump dyshohet se i bëri presion Pence për të  mos njohur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020  dhe për të ndaluar transferimin paqësor të pushtetit.  Ish-zëvendëspresidenti u thirr për të dëshmuar në fillim të këtij viti, por avokatët  Trump kundërshtuan, duke përdorur si argument privilegjin ekzekutiv.

Pence, kishte rolin ceremonial të drejtonte seancën e numërimit të votave të Kolegjit Zgjedhor nga Kongresi, por nuk kishte kompetencë të ushtronte ndikim tek rezultatet.Dëshmia e Pence vjen në një moment kyc për Trump i cili pritet të kandidojë për garën presidenciale të vitit 2024-ës. Joe Biden tashmë ka  konfirmuar rikandidimin duke risjellë një  përballje të parë pak vite më parë . Biden shpreson të njëjtin rezultat fitues ndaj Trump, pavaresisht zerave skeptik per moshen e madhe te presidentit.