Mijëra protestues i kërkojnë Sanchez-it të qëndrojë në detyrë
Më shumë se 10 000 njerëz demonstruan në Madrid në favor të mbajtjes së postit të kryeministrit Pedro Sánchez pas deklaratës së tij se do të jepte dorëheqjen pasi një grup i krahut të djathtë ngriti akuza kundër gruas së tij.
Gjatë demonstratës jashtë selisë së partisë socialiste PSOE të Sánchez-it, njerëzit bërtisnin slogane të tilla si “Pedro, mos u dorëzo”, “Sigurisht që ia vlen” dhe “Qëndro”, ndërsa valëvitnin flamuj të kuq dhe pankarta.
Prokuroria e Madridit ka kërkuar pushimin e hetimeve paraprake mbi akuzat për korrupsion kundër Zonjës së Parë, Begoña Gómez, njoftoi gazeta El País dhe media të tjera të enjten, duke cituar gjyqësorin.