Mes paralajmërimeve të shumta nga Kina, presidentja e Tajvanit mbërriti në Shtetet e Bashkuara

 

Mes paralajmërimeve të shumta nga Kina për një kundërpërgjigje, presidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen mbërriti nëShtetet e Bashkuara. Ajo u përshëndet në qytet nga mbështetësit që valëvisnin flamuj.

Ajo ishte zotuar gjatë udhëtimit se nuk do të lejonte që presioni i jashtëm ta pengonte këtë vend ishull që të angazhohej me botën. Pekini i kishte bërë thirrje se presidentes tajvaneze se do vendi do të merrte një përgjigje të fortë nëse ajo takohej me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy.

Kina, e cila pretendon se Tajvani demokratik është pjesë e territorit të saj, ka paralajmëruar vazhdimisht zyrtarët amerikanë që të mos takohen me lideren e Tajvanit, në udhëtimin e saj të parë në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2019, duke e perceptuar këtë si mbështetje për dëshirën e ishullit për t’u konsideruar një vend i pavarur.

PRESIDENTJA E TAJVANIT , TSAI ING – WEN: Vendosmëria e Tajvanit do të forcohet. Tajvani është Tajvani i botës. Presioni i jashtëm nuk do të pengojë vendosmërinë tonë për të  qenë të sigurt, as nuk do të dorëzohemi dhe as nuk do të provokojmë. Tajvani do të ecë me vendosmëri në rrugën e lirisë dhe demokracisë. Edhe pse kjo rrugë është e vështirë, Tajvani nuk është i vetëm.

Tsai do të vizitojë edhe Guatemalan dhe Belizenë, dy nga vendet e pakta që e njohin Tajvanin në rrugë diplomatike. Ajo do të qëndrojë në Nju Jork deri të shtunën dhe do të vizitojë edhe Los Anxhelosin pas kthimit nga Amerika Qendrore.

Ajo pritet të takohet me zotin McCarthy në Kaliforni, megjithëse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.Kina organizoi manovra të mëdha luftarake përreth Tajvanit në gusht, kur Kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi vizitoi Taipein. Forcat e armatosura të Tajvanit thanë se po vëzhgojnë çdo lëvizje kineze, ndërkohë që zonja Tsai gjendet jashtë vendit.

Ambasada de facto e Tajvanit në Shtetet e Bashkuara konfirmoi se asnjë nga aktivitetet e saj nuk ishte i hapur për shtypin apo publikun gjatë ndalesës së saj atje. Tajvani ka vazhduar të humbasë gradualisht njohjen zyrtare nga më shumë vende. Hondurasi ndryshoi anë javën e kaluar, duke e ulur në 13 numrin e vendeve që kanë lidhje formale me Tajvanin.