Mercenarët rusë të grupit Wagner tërhiqen papritur nga Bakhmuti

Grupi famëkeq rus Wagner, i akuzuar për krime lufte tërhiqet papritur nga Bakhmuti. Ishte vetë kreu i grupit, Yevgeni Prigozhin që njoftoi përmes një videmesazhi se mercenarët e tij do të reshtin së luftuari dhe do të përfundojnë tërheqjen më 10 Maj. Sipas tij, arsyeja është se ministria ruse e mbrojtjes nuk po i furnizon me municione.

YEVGENI PRIGOZHIN – KOMANDANT I NJESISE “WAGNER“: Shoigu! Gerasimov! Ku janë municionet? Ata erdhën këtu si vullnetarë për të vdekur, që ju të trasheni në zyrat tuaja të rehatshme.

Ministri rus i mbrojtjes dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë kanë qenë shpesh herë në fokus të kritikave të Prigozhinit. Sipas ekspertëve, kreu i Wagner po përpiqet të zgjerojë pushtetin në Rusi, por kohët e fundit ka ndodhur e kundërta dhe zyrtarët e ushtrisë ruse po tregohen të kujdesshëm në bashkëpunimin me të. Grupi Wagner akuzohet për krime lufte në shumë zona konflikti në botë, krahas Ukrainës edhe në Libi e Siri. Luftimet për marrjen e Bahmutit vijojnë prej vereës së kaluar. Rëndësia e vetme e tij është se ka një udhëkryq rrugësh që u mundësojnë rusëve të përparojnë më tej drejt perëndimit në Ukrainë.