Meloni: 30 vjet burg për trafikantët e qënieve njerëzore

Kur kanë kaluar dy javë nga tragjedia ku humbën jetën 72 emigrantë në brigjet kalabreze, qeveria e ekstremit të djathtë të kryeminsitres italiane Giorgia Meloni ka miratuar ligje të reja.

Nga 20 deri në 30 vjet burg nëse shkakton vdekjen e më shumë personave, 15 deri në 24 nëse humb jetën vetëm një emigrant dhe nga 10 në 20 nëse ka lëndime nga mbytja e anije, ishin këto masat e reja të miratuara nga qeveria italiane.

Meloni mbrojti kritikat ndaj qeverisë së saj mbi politikat e saj të imigracionit, të cilat disa pretendojnë se mund të kenë kontribuar në tragjedinë e 26 shkurtit në brigjet e Steccato di Cutro. Autoritetet italiane të shpëtimit janë duke u hetuar mbi akuzat se nuk kanë vepruar mjaftueshëm shpejt për të parandaluar mbytjen e anijes.

Hetimet gjithashtu janë shtrirë edhe në disa pista të tjera pasi Frontex dyshohet se nuk i ka ardhur në ndihmë anijes me 250 emigrantë në bord. Frontex tha se anija po lundronte pa shenja shqetësimi, por ajo paralajmëroi autoritetet italiane pasi kamerat e saj termike treguan se mund të kishte një numër njerëzish. Guardia di Finanza, e cila kontrollon vijën bregdetare, bëri të ditur se dërgoi dy varka patrullimi, por ata hoqën dorë nga kërkimi për emigrantët dhe u kthyen në port për shkak të kushteve të motit.

Mediat kanë vënë në pikëpyetje pse Roja Bregdetare, anijet e së cilës janë më të pajisura për t’u përballur edhe me mot të keq , nuk shkoi në vendngjarje pasi mori një telefonatë nga emigrantët. Ndërkaq pas miratimit të ligjeve kundër emigracionit të paligjshëm, u mbajtën protesta afër një sheshi ku ku po zhvillohej mbledhja e kabinetit. Protestuesit shpërndanë lodra, ndërsa disa mbanin pankarta ku shkruhej “Jo në emrin tonë … Kalabria ka një zemër të madhe, ju jo!”

Disa nga protestuesit kërkuan dorëheqjen e zëvendëskryeministrit Matteo Salvini  i cili së fundmi ka përshëndetur edhe planin britanik për ndaljen e emigracionit të paligjshëm si dhe ministrit të brendshëm, Matteo Piantedosi, i cili u kritikua pas tragjedisë. Ndërkaq, 40 shoqata civile dhe sociale, duke përfshirë Mjekët pa Kufij, paraqitën një peticion për prokurorët në Crotone, duke u kërkuar atyre të hedhin dritë mbi mbytjen e anijes. Tetëdhjetë njerëz i mbijetuan mbytjes së anijes, mbetjet e së cilës, së bashku me sendet personale, janë ende të shpërndara përgjatë plazhit në Steccato di Cutro.

Check Also

Tentoi të rrëmbente vajzën e vogël dhe doli jashtë marketit/ Policia identifikon gruan: Vuan nga probleme të shëndetit mendor

Policia e Tiranës ka reaguar, në lidhje me një ngjarje të ndodhur disa ditë më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *