Mediat: Rexhep Taip Erdogan pësoi infrakt gjatë intervistës ?!/ Ngrihen spekullime rreth shëndetit të tij

Shtohen dyshimet për gjendjen shëndetësore të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, i cili mbrëmjen e të martës ndërpreu një intervistë televizive të drejtpërdrejtë për shkak të problemeve shëndetësore.

Media të ndryshme ndërkombëtare hedhin dyshime se kreu i shtetit turk pësoi një sulm në zemër gjatë asaj interviste. Lajmin megjithatë, e mohuan kategorikisht autoritetet turke duke e konsideruar si plotësisht të pavërtetë dhe spekullim.

Vetë Erdoan një ditë më parë tha se anuloi të gjitha aktivitetet e axhendës së tij të ngjeshur për shkak edhe të takimeve të shumta elektorale. 69-vjeçari tha se kishte pasur shqetësime në stomak dhe se po ndiqte rekomandimet e mjekëve për të pushuar në shtëpi të mërkurën dhe të enjten.

I pranishëm nuk do të jetë as në përurimin këtë të Enjte e të parit centralit bërthamor të Turqisë, për prodhimin e energjisë elektrike, të ngirtur me kontributin e Rusisë, e ku merr pjesë edhe presidenti rus Vladimir Putin. Kreu i shtetit turk do t’iu drejtohet të pranishëmve me një videokonferencë.