Mediat greke: Olaf Scholz “dërgoi për kafe” Viktor Orban për të siguruar një unanimitet artificial në Këshillin Europian
“Unanimiteti artificial në BE (në mungesë të Viktor Orban, të cilin Olaf Scholz e “dërgoi për kafe”)…” keshtu e nis artikullin media e njohur greke Kathimerini, ashtu si dhe media të tjera, kanë shfaqur shqetësimin në rritje lidhur me ndryshimin e qëndrimeve të Gjermanisë ndaj politikës së zgjerimit të Bashkimit Europian. Pas përmirësimit të marrëdhënieve greko-turke, vëmendja është përqendruar te aktivizmi gjerman në BE. Gjermania duket e gatshme të heqë dorë nga kërkesa për vendimmarrje unanime në politikën e jashtme, e ndikuar nga mësimet e nxjerra nga lufta në Ukrainë.
Ndërsa Gjermania po shtyn për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, pavarësisht pretendimeve te ngritura nga greqia per ceshtjen “Beleri”, kjo ka cuar në mosmarrëveshje midis kryeministrit grek Mitsotakis dhe kancelarit gjerman Scholz. Për pasojë, media greke shpreh shqetësimin për një precedent të ri, ku kërkesa për vendimmarrje unanime u anashkalua me nxitjen e Gjermanisë në Këshillin Evropian, i cili mund të përsëritet sërisht në të ardhmen.
Në një zhvillim të fundit në Këshillin Evropian, mungesa e Viktor Orban nga vendimmarrja ka krijuar një precedent të ri. Kjo mungesë e kryeministrit hungarez, e cila mundësoi vendimin për të dhënë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE Ukrainës, është parë si një formë e “unanimitetit artificial”. Ky akt ka ngritur shqetësime në Athinë dhe gjetkë, duke qenë se mund të përdoret si një model në raste të tjera në të ardhmen, duke zbehur mjetin e mirënjohur të vetos greke për qëllimet e politikës së jashtme.