Mediat britanike: Mijëra shqiptarë dolën në rrugë për festën e Pavarësisë, disa u arrestuan pasi shkaktuan kaos

LONDËR– Mijëra shqiptarë kanë zbritur mbrëmë në qendër të Londrës për të festuar ditën e pavarësisë. Rrugët rreth Westminsterit u bllokuan nga turm , që valëvitnin flamuj shqiptarë dhe ndiznin fishekzjarrë.

Disa njerëz u panë duke valëvitur flamuj teksa qëndronin nëpër çatitë e automjeteve në lëvizje, ndërsa trafiku i rregullt në përpjekje për të kaluar nëpër kryeqytet u ndal pasi tubimi shkaktoi mbylljen e rrugëve, shkruajnë mediat britanike. 

Policia Metropolitane konfirmoi se arrestoi shumë njerëz pasi disa hodhën fishekzjarrë, ndërsa të tjerë dyshohet se hodhën shishe drejt oficerëve, raportojnë mediat angleze.