Mediat botërore: Një e ardhme e pasigurtë për ekonominë dhe demokracinë në Turqi
Presidenti Recep Tajip Erdogan me pesë vite të tjera qeverisjen e tij, duke fituar një mandat të ndjekur politika gjithnjë e më autoritare që ka polarizuar Turqinë dhe kanë forcuar pozicionin e saj si një fuqi ushtarake. Pasi shpalli fitoren në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të së dielës, Recep Tayyip Erdoğan tha se “Turqia është fituesja e vetme”. Ndërkohë që besnikët e presidentit veteran festojnë, miliona turq të tjerë janë në ankth për pesë vite të tjera për vendin e tyre të polarizuar.
Gazeta Financial Times shkruan se kriza disa planëshë në Turqi vjen kryesisht si rezultat i ndjekjes së politikave ekonomike të gabuara. Megjithatë, politikat e Erdoganit, së bashku me prirjen e tij për të luftuar me aleatët perëndimorë dhe lëvizjen drejt autoritarizmit, mund t’i trembë sërish investitorët e huaj.
Mediat shteterore kineze kanë shfaqur një qëndrim të ftohtë për fitoren e presidentit turk, por kanë nënvizuar politikën ekonomike që ndjek Erdogan atë të uljes së normave të interesit për të luftuar inflacionin.
Nga ana tjetër zgjatja e pushtetit nënkupton një demokraci më të dobët. Mediat amerikane shkruajnë se liritë civile janë në rrezik. Perëndimi dikur e përshkruante rëndësinë strategjike të Turqisë si urë midis Evropës dhe Lindjes së Mesme por pushtimi rus i Ukrainës e ka transformuar statusin e Ankarasë.
Shtëpia e Bardhë po kërkon mënyra nga më të ndryshmet për të bindur Erdogan që të miratojë anëtarësimin në NATO edhe për Suedinë . Suedia do të krijonte një vend të rëndësishëm në Detit Baltik për aleancën kundër Rusisë.Blerja e avionëve luftarakë F-16-të të jëtë në fokus të lidhjeve me Uashingtonin. Ekspertët besojnë se kërkesa e Turqisë për të blerë këta avionë luftarakë do të jetë e vështirë të miratohet nga Kongresi amerikan pas mosmarrëveshjes për sistemini anti rakettor rus S-400.
Për Europën marrëdhënia është më e ndërlikuar. Deutsche Welle në një analizë nënviyon shqetësimet serioze të BE-së për përkeqësimin e vazhdueshëm të demokracisë, sundimit të ligjit, të drejtave themelore dhe pavarësisë së gjyqësorit nuk janë adresuar. BE gjithashtu u ka bërë thirrje vazhdimisht autoriteteve turke që të të lirojnë aktivistët e burgosur.
Por për BE-në Turqia ka rëndësi madhore për ruajtjën e kufijve nga dyndja e emigrantëve të paligjshëm BE-ja shqetësohet se Turqia do të vijojë të lejojë kontrabandistët të mbretërojnë përsëri për të dërguar anije me azilkërkues dhe migrantë të tjerë mbi Mesdhe.
Në aspektin politik BBC shkruan se Turqia mund të mbajë lidhje të ngushta me Rusinë, teksa ofron gjithashtu ndihmë ushtarake për Ukrainën. Erdogan ndërmjetësoi një marrëveshje me anë të së cilës Rusia i dha fund bllokadës së eksportit të drithërave të Ukrainës duke ofruar ushqim për vendet e varfra dhe jo vetëm. Po ashtu marrëdhëniet e Erdoganit dhe Putinit shihen me interes në botë sepse të dy liderët mbështesin palë kundërshtare në luftërat civile në Siri dhe Libi, si dhe në konfliktin e vazhdueshëm midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Duke pasur parasysh vazhdimin e presidencës së Erdoganit edhe për pesë vite të tjera, dy zhvillime ofrojnë disa shpresa, megjithëse të kufizuara, për një zhvendosje në marrëdhëniet greko-turke në një drejtim më pozitiv. Reagimi i menjëhershëm dhe gatishmëria e sinqertë e Athinës për të ndihmuar Turqinë pas shkatërrimit të dhimbshëm të tërmeteve të fundit ndryshoi atmosferën.
NGA: LIVIA KALLFA