Mediat amerikane: Trump do të arrestohet javën e ardhshme
Ashtu sikur ishte parashikuar ish presidenti amerikan Donald Trump nuk u arrestua. Protestat gjithshtu ishin të vakta pasi mbështetësit e tij e kanë cilësuar këtë gjë thjesht një humbje kohe.
Para Gjykatës vetëm disa kalimtarë të rastit hidhnin parulla pro dhe kundër Trump-it. Disa prej tyre kërkonin burgosjen e ish presidentit. Në Manhatan pati edhe manifestues të paktën që kërkonin arrestimin e tij ndërsa pranë rezidencës në Florida ishin grumbulluar mbështetësit. Megjithatë, nga frika e një kurthi, disa grupe bazë të ekstremit të djathtë zgjodhën të mos e dëgjojnë thirrjen e tij.
Donald Trump do të përpiqet të kthejë çdo aktakuzë në avantazhin e tij duke nxitur zemërimin mes mbështetësve kryesorë për atë që ata e shohin si armatim të sistemit të drejtësisë, megjithëse mund të shtyjë gjithashtu më shumë republikanë për të kërkuar një kandidat tjetër presidencial.
Një juri e madhe në Manhattan mund të ngrejë akuza këtë javë kundër ish-presidentit republikan ndaj pagesës 130 mijë dollarë për të fshehur aferën seksuale ndaj yllit porno Stormy Daniels gjatë fushatës së tij presidenciale të vitit 2016.
Por për të fituar sërish pëlqimin e partisë, Trump ka të ngjarë të zgjerojë mbështetjen e tij përtej 25%-30% të elektoratit republikan, veçanërisht nëse fusha e kandidatëve republikanë ngushtohet në muajt e ardhshëm. Mediat amerikane shkruajnë se gjykatësit mund të ngrejnë akuzat penale ndaj Trump por arrestimi mund të ndodhë javën e ardhshme.