“Më e keqja që kam parë ndonjëherë!” Trump i pakënaqur me portretin e tij në Kolorado: Më mirë të mos kisha fare, se sa…

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me një portret zyrtar të tijin në Kapitolin e Shtetit të Kolorados, duke e përshkruar atë si “më të keqin që ka parë ndonjëherë.” Në postimin e tij, Trump theksoi se portreti i vendosur me iniciativën e guvernatorit të Kolorados, Jared Polis, deformon qëllimisht tiparet e tij. Ai shtoi se artistja që krijoi portretin kishte bërë më parë një pikturë të Barack Obamës, të cilën Trump e përshkroi si “të mrekullueshëm,” duke sugjeruar se cilësia e punës së saj ka pësuar një rënie me kalimin e kohës.

Trump theksoi se shumë qytetarë të Kolorados kishin shprehur indinjatën e tyre ndaj këtij portreti dhe i kërkuan guvernatorit të heqë veprën. Ai gjithashtu kritikoi guvernatorin Polis, duke e quajtur “radikal të majtë” dhe “dobët për çështjen e krimit,” sidomos për pasojat e grupit kriminal Tren de Aragua në Aurora.