Mbretëria e Bashkuara gati për historinë, ja kush do të ketë të drejtë vote në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme

Në një ndryshim historik në sistemin demokratik, Mbretëria e Bashkuar do të ulë moshën e votimit në 16 vjeç para zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme. Qeveria e konsideron këtë reformë një hap drejt drejtësisë për të rinjtë 16-17 vjeçarë, të cilët shumë prej tyre punojnë ose shërbejnë në ushtri.

Kjo masë harmonizon moshën e votimit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, pasi Skocia dhe Uellsi e kanë aplikuar tashmë këtë për zgjedhjet lokale dhe parlamentare të tyre.

Përveç kësaj, ministrat planifikojnë të zgjerojnë mënyrat e identifikimit të votuesve, duke përfshirë karta bankare dhe ato të veteranëve, si dhe do të vendosin rregulla më të rrepta kundër ndërhyrjeve të huaja dhe sulmeve ndaj kandidatëve.

Ky vendim përmbush një premtim të Partisë Laburiste dhe synon gjithashtu përmirësimin e regjistrimit të votuesve, duke futur një sistem më të automatizuar që lehtëson procesin për qytetarët.