Mbi 600 mijë euro kontribute, arrestohet kryetari i bashkisë së Nice dhe presidentja e ‘’France Televisions’’
Presidentja e ‘’France Televisions’’, Delphine Ernotte, kryetari i bashkisë së Nices Christian Estrosi dhe bashkëshortja e tij, Laura Tenoudji-Estrosi, u arrestuna këtë të hënë nga policia e Marsejës, pas një hetimi të nisur nga oragni I akuzës në Francë.
Hetimi ka të bëjë me organizimin në Nicë në vitin 2023 të konkursit të këngës Eurovision Junior dhe transmetuar nga France Televisions. Po ashtu hetimi përfshin dhe një eventi tjetër, Samitin e Klimës në Nicë, të organizuar në vitin 2023 nga media La Tribune.
Presidenti i La Tribune , Jean-Christophe Tortora, njëherësh drejtor i përgjithshëm i CMA Media, u thirr gjithashtu të hënën në prokurorinë e Marsejës.
France Télévisions konfirmoi në një njoftim për shtyp të premten se ishte “thirrur presidentja e saj “, Delphine Ernotte-Cunci, ” si dhe punonjës të grupit dhe një dege për t’u marrë në pyetje si pjesë e një hetimi gjyqësor mbi organizimin e disa eventeve në qytetin e Nicës.
Hetimet janë hapur kryesisht për ” shpërdorim të fondeve publike”, “marrje të paligjshme të fondeve ” dhe madje “falsifikim të dokumenteve publike”.
Lidhur me Eurovisionin për Fëmijë, hetimi përqendrohet në veçanti, në “vendimin për t’i besuar Laura Tenoudji-t bashkë-prezantimin e ceremonisë së hapjes së eventit edhe pse bashkia e udhëhequr nga bashkëshorti i saj kishte qenë shumë bujare duke e mirëpritur atë, me një kontribut prej 605,000 eurosh ” .