Mbi 60 migrantë dyshohet se janë mbytur në brigjet e Libisë
Më shumë se 60 migrantë besohet se janë mbytur në një barkë të fundosur në brigjet e Libisë, ka thënë Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).
Sipas agjencisë, valët e mëdha e kanë goditur barkën dhe 61 migrantë, përfshirë fëmijë, janë zhdukur dhe besohet se kanë vdekur.
Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatë, vetëm këtë vit, në Itali kanë arritur 153.000 migrantë, kryesisht prej Tunizisë dhe Libisë.
IOM-i vlerëson që më shumë se 2.200 njerëz janë mbytur këtë vit, duke tentuar të bëjnë rrugën e njëjtë – e cila konsiderohet ndër më të rrezikshmet në botë për migrantët.
Sipas agjencisë, viktimat e incidentit të fundit janë nga Nigeria, Gambia, dhe disa vende tjera afrikane.
Mes tjerash është përmendur që 25 të mbijetuarit janë transferuar në qendrën e ndalimit në Libi, ku kanë marrë përkujdesje shëndetësore./ rel