Mbi 40 persona të vdekur nga zjarret vdekjeprurëse në Mesdhe

 

Më shumë se 40 njerëz kanë vdekur  shumica prej tyre në Algjeri si pasojë e  zjarreve që kanë përfshirë të gjithë Mesdheun.

https://twitter.com/i/status/1684015070676652033

Numri më i madh i vdekjeve deri më tani është në Algjeri , ku 34 viktimat përfshijnë 10 ushtarë të cilët humbën jetën në provincën bregdetare të Bejaia. Autoritetet algjeriane kanë bërë të ditur se 80% e flakëve ishin shuar që nga e diela, por një përpjekje masive për shuarjen e zjarrit vazhdon, duke përfshirë rreth 8,000 personel, qindra kamionë zjarrfikës dhe disa avionë. Vala e gjatë aktuale e të nxehtit nuk duket se do të ndalet pasi që temperaturat pritet të rriten mbi 44 gradë Celsius në disa pjesë të Greqisë.

https://twitter.com/i/status/1683078598691901442

PRONAR  RESTORANTI DIMITRIS HAJIFOTIS: Ne nuk e dimë se nga fillojmë tani, nuk kemi para. Presim nga qeveria . Çdo gjë duhet t’a bëjmë nga e para, dhe më pas të rifitojmë besimin e njerëzve që të vijnë sërish në restorant.

Rreziku i zjarreve është i jashtëzakonshëm pothuajse në 13 rajone në të gjithë Greqinë, ndërsa pas mesditës sipas meterologëve priten stuhi me erëra të forta në veriperëndim, që mund të ndihmojë edhe në shuarjen e flakëve.

https://twitter.com/i/status/1680785646284095488

Zjarret kanë përfshirë edhe Portugalinë. Të ndihmuar nga banorët vendas, qindra zjarrfikës portugez u përpoqën për të shuar flakët që përfshinë një park natyror pranë destinacionit popullor të pushimeve të Cascais, me erëra të forta deri në 145 km/h që ndërlikojnë përpjekjet e zjarrëfikësve për të shuar flakët. Të mbështetur nga 189 automjete, më shumë se 600 zjarrfikës u vendosën në zonat ku shpërthyen flakët.

https://twitter.com/i/status/1683950122181304325

Të dhënat e BE-së tregojnë se Portugalia, e cila deri më tani nuk ka rregjistruar valë të gjata të të nxehtit, mbetet një ndër shtetet më të rrezikuara nga zjarret. Po ashtu edhe Spanja është përfshirë nga zjarret e nxitur nga thatësira.

https://twitter.com/i/status/1681345038306152450

Një zjarr  shpërtheu në qendër të ishullit spanjoll të Gran Canaria detyroi autoritetet të evakuojnë qindra fshatarë nga shtëpitë e tyre. Turistëve iu bë gjithashtu thirrje që të largohen nga plazhet pasi tymi arriti deri në breg.

https://twitter.com/i/status/1684016829931347974

Italia është goditur nga ngjarje të kundërta ekstreme të motit  me stuhi në veri dhe zjarre në Siçili dhe disa rajone të tjera jugore. Video dramatike tregon momentin kur një makinë lëviz në rrugë të mbuluara me tym të dendur dhe të rrethuar nga zjarri i madh që ka përfshirë ishullin.

https://twitter.com/i/status/1683981366898184193

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret e mëdha edhe në Kalabri i cili ka djegur mijëra hektrarë tokë. Vatrat kanë rrethuar Palermon, duke përfshirë edhe aeroportin e qytetit. Ndërkaq qeveria pritet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin.