Presidenti turk Erdogan në kuadër të masave ndaj tragjedisë së tërmetit ka njoftuar se mësimi për studentët do të zhvillohet online deri në verë ndërsa konviktet do të hapin dyert për të prekurit nga tërmeti.
Përveç hoteleve në zonat bregdetare, edhe konviktet e studentëve do të presin të pastrehët nga tërmeti.
“Ne do të përdorim konviktet e të gjitha universiteteve tona që i përkasin KYK-së për viktimat e tërmetit. Universitetet do të zhvillojnë arsim në distancë dhe shpresojmë se ne do t’i përdorim konviktet si strehim, “tha Erdogan në provincën e goditur nga tërmeti, Dijarbakır.
Por Presidenti turk përsëriti edhe njëherë se banesat e reja në zonat e goditura nga lëkundjet e forta do të përfundojnë brenda një viti.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ