Masat ndaj pandemisë/ Ish-kryeministri Italian ish-ministri i Shëndetësisë përballen me drejtësinë

Ndaj ish-kryeministrit Giuseppe Conte dhe ish-ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza ka nisur një hetim nga autoritete Italiane në lidhje me menxhimin e situatës së pandemisë ku Italia ishte një ndër vendet më të prekura dhe një ndër më ëm shumë viktima.

Lajmi u bë i ditur  nga televizioni publik Rai.

Kujtojmë se në zonën më të madhe të Bergamos nga fundi i shkurtit deri në prill 2020, janë regjistruar 6000 viktima më shumë se mesatarja e viteve të mëparshme për shkak të COVID-19.

Mbetet për t’u parë nëse hetimi do të çojë në ndjekje penale apo nëse do të shkojë në procesverbal.

Ndërkohë ish-kryeministri Conte dhe ish-ministri i Shëndetësisë Speranza u shprehën të gatshëm të bashkëpunojnë me drejtësinë, duke theksuar se vendimet i kanë marrë vetëm me synimin për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.