Manchester United gjithnjë e më pranë shitjes. Sipas mediave, “djajtë e kuq” kanë ngjallur interesin e investitorëve nga Katari që janë gati të blejnë aksione të gjigantit anglez. Duke iu referuar këtyre burimeve, një konsorcium investitorësh kanë depozituar një ofertë konkrete për blerjen e 20 herë kampionëve të Premier League.
Në tavolinën e familjes Glazer ka mbërritur oferta e mbështetur nga Autoriteti i Investimeve të Katarit, fondi që zotëron 100% të klubit francez të PSG, që po mbështet blerjen e aksioneve të United nga ky konsorcium.
Megjithatë, pengesë mbeten rregullat e UEFA-s, që nuk lejon që dy klube me të njëjtin pronar të marrin pjesë në garat Europiane. Në garë pritet të hyjë edhe Elon Musk. Miliarderi afrikano-jugor po mendon të paraqesë një ofertë e cila mund t’i arrijë pronarëve të United në fundin e kësaj jave.
Aksionet e “djajve të kuq” vlerësohen nga familja Glazer me rreth 6 miliardw paund, 4.5 miliardë për shitjen e tyre dhe 2 të tjera për të rizhvilluar dhe rinovuar stadiumin legjendar “Old Trafford”.