Makina përplas dhe merr zvarrë 13-vjeçaren, ndërron jetë e mitura

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një nga lagjet e Athinës, ku një 13-vjeçare është përplasur për vdekje nga një makinë.

Mediat greke bëjnë me dije se makina e ka përplasur dhe më pas e ka marrë zvarrë duke i shkaktuar plagë të rëndë, si pasojë e të cilave ka humbur dhe jetën.

Ndërkohë shoferi 32-vjeçar, është shoqëruar në polici.