Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur në Izrael, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin Benjamin Netanyahu. Macron do të kërkojë t një “armëpushim humanitar” për të lejuar ndihmën për të hyrë në Gaza dhe lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi. Macron do të takohet gjithashtu me presidentin izraelit Isaac Herzog dhe liderët e qendrës Benny Gantz dhe Yair Lapid nga opozita.
Barack Obama paralajmëroi Izraelin duke thënë se operacioni tokësor në Gaza mund të dështojë nëse civilët palestinezë nuk mbrohen. Sipas Obamës, një veprim i tillë mund të “përkeqësojë krizën humanitare” në Rripin e Gazës.
“Vendimi për të ndërprerë ushqimin, ujin dhe energjinë elektrike për popullatën civile të bllokuar kërcënon jo vetëm të përkeqësojë krizën humanitare, por mund të ngurtësojë qëndrimet palestineze për breza, të gërryejë mbështetjen globale për Izraelin, të luajë në duart e armiqve të Izraelit dhe të rrezikojë gjatë përpjekjet afatgjata për të arritur paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha Obama.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë goditur më shumë se 400 objektiva në Gaza në 24 orët e fundit. Të hënën, ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi tha se 5,000 janë vrarë që nga 7 tetori. Më shumë se 1400 u vranë në Izrael.
Lajm në përditësim….