Macron: Reforma e pensioneve e nevojshme për të siguruar pagesat e moshës së tretë

 

“Reforma e pensioneve në Francë “ishte e nevojshme për të siguruar pagesat e moshës së tretë për të gjithë e për të prodhuar më shumë pasuri për kombin tonë”, kështu u shpreh përmes një fjalimi televiziv drejtuar kombit, presidenti Emmanuel Macron .

Duke konfirmuar shpalljen e ligjit që ka shkaktuar prej tre muajsh protesta masive në vend, shefi i Elizesë pohoi se ndryshimet e planifikuara do të hyjnë në fuqi gradualisht diku nga vjeshta.

“A është pranuar kjo reforme? Sigurisht që jo. Dhe pavarësisht muaj të tërë konsultimesh, konsensusi nuk u arrit dhe mua për këtë, më vjen keq. Ne duhet mësime nga kjo situatë. Tek demonstratat, unë dëgjova kundërshtinë ndaj reformës së pensioneve, por edhe dëshirën për te gjetur kuptimin e punës së dikujt, për të përmirësuar kushtet, për të pasur karriera që lejojnë progresin në jetë”, wshtw shprehur Macron.

Macron shtoi se nuk “mund ta bëjë veshin shurdh” përpara zemërimit të francezëve i cili reflekton edhe faktin që puna në kushtet aktuale nuk i lejon më të bëjnë një jetesë të mirë për shkak të rritjes së çmimeve, karburantit, shpenzimeve në përgjithësi. Kanë qenë të menjëhershme reagimet e opozitës dhe sindikatave ndaj fjalimit të tij.