Macron pranon gabimin në reformën e pensioneve
Reforma e pensioneve ndezi per muaj me radhe francen per shkak te protestave te dhunshme. Pakënaqësia ndaj presidentit francez Emmanuel Macron i cili nuk u terhoq nga reforma është rritur ndjeshëm. Pavaresisht kesjam ai se fundmi në një intervistë për Le Parisien, ka pranuar dse uhet të bënte më shumë për të mbrojtur reformën aq shumë të kontestuar në vend.
EMMANUEL MACRON-PRESIDENT I FRANCËS: Ndoshta gabimi ishte që nuk isha mjaftueshëm prezent për të dhënë më shumë besueshmëri dhe për ta kryer vetë këtë reformë. Më duhet të angazhohem sërish në debatin publik sepse ka gjëra që nuk janë të qarta.
Për francezët, Kreu i Shtetit paralajmëroi ditë të vështira për shkak të inflacionit të lartë.
EMMANUEL MACRON-PRESIDENT I FRANCËS: Dua të tregohem i sinqertë, çmimet e ushqimeve do të jenë më të larta deri në fund të verës.
Kriza e kostos së jetesës e ka shtuar ndjeshëm trysninë ndaj Macronit i cili po kerkon rrugdalje per te lehtesuar jeten e francezeve,