Macron për sulmin terrorist në Moskë: Të njëjtët autorë tentuan sulme edhe në Francë
- 25 March, 2024
Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se i njëjti grup që besohet se qëndron pas sulmit vdekjeprurës në Rusi ka tentuar gjithashtu disa sulme në Francë kohët e fundit.
Macron u tha gazetarëve të hënën se Rusia është viktimë e një sulmi islamik, shkruan Sky News.
“Ky grup u përpoq gjithashtu të kryente disa veprime në tokën tonë,” u tha ai gazetarëve gjatë një vizite në Guajanën Franceze.
Franca ka ngritur alarmin e saj për terror në nivelin e saj më të lartë pas të shtënave të cilat janë marrë përsipër nga Shteti Islamik.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ