Macron: Flet për pensionet dhe mban orë 80 mijë euro! Presidenti e heq nga dora gjatë intervistës

 

Presidenti francez, Emmanuel Macron është kritikuar pasi hoqi një orë “luksoze” gjatë një interviste për reformën e pensioneve.

Franca është përfshirë nga protesta dhe greva për vendimin e Macron për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64. Përfaqësuesit e Macron thanë se presidenti hoqi orën sepse ajo po ‘trokiste mbi tavolinë’.

Por kritikët e tij kanë pohuar se ora tregon se ai është jashtë realitetit ku ndodhen qytetarët.