Macron: Evropa nuk duhet të jetë “vasale” në konfliktin SHBA-Kinë

Evropa nuk duhet të bëhet një “vasale” dhe duhet të shmangë përfshirjen në çdo konflikt midis SHBA-së dhe Kinës mbi Tajvanin. Kjo deklaratë e bërë nga presidenti francez Emmanuel Macron ka nxitur një zemërim si dhe kritika e cila vjen pas vizitës tre ditore në Kinë. Ndërsa komentet riafirmuan qëllimin e Macron për “autonominë strategjike” për Evropën, pra shmangien e varësive ushtarake dhe ekonomike, komentet e tij për Tajvanin nxitën zemërim dhe alarm në të dy anët e Atlantikut.

EMMANUEL MACRON PRESIDENT I FRANCËS : Të mbërthyer nga paniku ne besojmë se jemi thjesht ndjekës të Amerikës. Pyetja që evropianët duhet t’i përgjigjen është:  A është në interesin tonë të përshpejtojmë një krizë në Tajvan? Jo. Gjëja më e keqe do të ishte të mendosh se ne evropianët duhet të përshtatemi me një ritëm amerikan dhe një reagim të tepruar kinez. Evropianët nuk mund ta zgjidhin krizën në Ukrainë; si mund të themi në mënyrë të  ngjashme për Tajvanin. 

Ai shtoi se do të ishte “një kurth për Evropën”, që të merret me disa kriza të cilat nuk i përkasin.” Nëse do të kishte një përshpejtim të konfliktit mes polit amerikan dhe kinez, “nuk do të kemi as kohë, as mjete për të financuar autonominë tonë strategjike dhe do të bëhemi vasalë, ndërsa mund të bëhemi poli i tretë në rendin botëror, u shpreh kreu i Elizesë”.

Nga ana tjetër Shtëpia e Bardhë riafirmoi lidhjet me Parisin pasi presidenti francez Emmanuel Macron shkaktoi bujë.

 JOHN KIRBY ZËDHËNËS I SIGURISË KOMBËTARE: Përsëri, unë do ta lë presidentin Macron të flasë për komentet e tij. Ne jemi shumë të qetë dhe të sigurt në aleancën e fortë që ekziston midis dy vendeve tona dhe faktin që ne kemi punuar së bashku në kontinent.

Në një postim në mediat sociale që lidhet me intervistën në Politico, senatori republikan amerikan Marco Rubio u shpreh se nëse Macron iu referua e gjithë Evropës dhe sipas tij SHBA duhet të konsiderojë fokusimin e politikës së saj të jashtme në frenimin e Kinës dhe të lërë Evropën për të trajtuar luftën në Ukrainë.

Wall Street Journal në një editorial deklaroi se komentet e presidentit francez do të minonin frenimin e SHBA-së dhe Japonisë kundër Kinës në Paqësorin perëndimor, ndërkohë që do të inkurajonin politikanët amerikanë të reduktonin angazhimet amerikane në Evropë.  Gjatë intervistës Macron argumentoi gjithashtu se Evropa kishte rritur varësinë e saj nga SHBA për armë dhe energji dhe tani duhet të fokusohet në nxitjen e industrive evropiane.